Atlanta shkakton befasi, mposhtë në ndeshjen e shtatë Philadelphian dhe kalon në finale të Lindjes

Atlanta shkakton befasi, mposhtë në ndeshjen e shtatë Philadelphian dhe kalon në finale të Lindjes

Atlanta Hawks është skuadra e dytë finaliste në Konferencën e Lindjes.

Të udhëhequr nga Trae Young, Hawks kanë shkaktuar befasi duke eliminuar njërën nga skuadrat favorite si Philadelphia 76ers pas shtatë ndeshjeve 3-4.

Hawks në ndeshjen e shtatë vendimtare, shënuan fitore me shtatë pikë epërsi 96:103.

Kevin Huerter ishte fantastik me 27 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.

Ndërkohë paraqitje fantastike patën edhe Trae Young me 21 pikë e 10 asistime si dhe Danilo Gallinari që kontribuoi me 17 pikë.

Tek vendasit më efikasi ishte Joel Embiid me 31 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj Hawks në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes do të përballet me Milwaukee Bucks. 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.