Agjencia Ndërkombëtare për Energji (IEA) bëri të ditur se 1,5 miliardë njerëz në botë, 80% të cilin e përbëjnë banorët që jetojnë në shtete më pak të zhvilluara, jetojnë pa energji elektrike.
Organizata e gazetarëve pa kufi (RSF) bëri të ditur se në vitin 2015 në mbarë botën janë vrarë 110 gazetarë.
Ndërmarrja e pavarur anketuese ruse me qendër në Moskë, Levada Center theksoi se 81% e rusëve përkrahin sanksionet që i bëhen Turqisë për shkak të rrëzimit të aeroplanit rus.
ISIS në Irak morri në shënjestër shkollat, xhamitë, spitalet, rrugicat dhe gjithçka tjetër, mirëpo nga ana tjetër u vranë dhe u shkatërruan me qindra aktivistë të tyre.
Një grup shkencëtarë në SHBA- gjetën zgjidhje për rënien e flokëve. Ilaçi që përmban lëndë aktive të Ruxolitinib, eksperiment ky i zhvilluar në Universitetin Yale, arriti që të mbin përsëri qime prej flokëve, vetullave dhe qerpikëve të rënë.
Udhëheqësi ukrainase e cila vazhdon përleshjet në nivel të ulët me Rusinë, vendosi që t'i mbyll të gjitha rrugët ajrore për aeroplanët rus.
Prova për një lule elektronike të realizuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Linkopin në Suedi përfundoi suksesshëm.