Hasani takoi Atasheun ushtarak të Norvegjisë, donacion 100.000 euro

Hasani takoi Atasheun ushtarak të Norvegjisë, donacion 100.000 euro

Zv.ministri i mbrojtes Bashkim Hasani sot takoi Atasheun ushtarak të Norvegjisë, nenkolonel Egil Daltveit. Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona dhe veçmas në sferën e mbrojtjes.

E faleminderova për përkrahjen e madhe të cilën na e dha Norvegjia në rrugëtimin tonë për tu bërë antare e plotëfuqishme e NATO-s, për mbështetjen që vazhdon të na jap edhe tani, si dhe për gatishmërinë e tyre për të vazhduar me përkrahjen e tyre edhe në të ardhmen për vendin tonë. Shenjë e përkrahjes nga ana e shtetit dhe popullit nervegjez ishte edhe donacioni i sotëm në vlerë 100.000 euro, që përmbanë 13.500 teste dhe materiale të tjera medicinale që do të na shërbejnë në betejën kundër pandemisë CoVid-19. 3.500 teste do të shfrytëzohen për nevojat e Armatës dhe pjesa tjetër do të ndahet për nevojat e institucioneve shëndetësore”, njoftoi Hasani.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.