Mustafa: Në Bruksel do të debatohet për zbatimin e tashmë marrëveshjeve të arritura

Mustafa: Në Bruksel do të debatohet për zbatimin e tashmë marrëveshjeve të arritura

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa konfirmoi se nesër në Bruksel do të takohet me kolegun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Radio Televizonin e Vojvodinës, Mustafa ka dhënë garanci se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet, pasi ashtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Siç është raportuar, njëra nga temat e para që do të diskutohet në këtë takim, do të jetë trafiku ajror. Do të diskutohet edhe mundësia e arritjes së një marrëveshje për qarkullimin hekurudhor dhe ajror mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe Maqedonisë, ka thënë Mustafa, transmeton lajmi.net.

Duke folur për raportet mes tij edhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë komunikim të herëpashershëm mes vete.

"Nuk kemi problem me komunikim. Më ka telefonuar për të shprehur gatishmërinë e Serbisë për të ndihmuar Kosovën gjatë vërshimeve që i kemi pasur", ka thënë Mustafa.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.