UNIVERSITETI I TETOVËS PREZANTON OFERTËN AKADEMIKE 2016/2017

UNIVERSITETI I TETOVËS PREZANTON OFERTËN AKADEMIKE 2016/2017

Universiteti Shtetëror i Tetovës, filloi aktivitetet për prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të shkollave të mesme në qytetin e Tetovës. Profesorët e Universitetit, realizuan takime me maturantë nga qyteti i Tetovës, në Shkollën e mesme të mjekësisë ,,Nikolla Shtejn”, Shkollën e mesme tekstile ,,Gjoce Stojçeski”, Shkollën e mesme ,,Mosha Pijade’’, Shkollën e mesme ekonomike ,,8 Shtatori”, Shkollën e mesme ,,7 Marsi”, si dhe Gjimnazin ,,Kirili Pejçinoviq”.
Ekipi promovues i USHT-së, maturantët i informoi me fakultetet dhe programet studimore që i ka universiteti ynë. Po ashtu, ato para maturantëve shpjeguan edhe mënyrën se si duhet të aplikohet për t’u regjistruar në USHT, dokumentacionin që duhet të plotësohet, si dhe mundësitë e shumta që ofron universiteti për studentët e rinj.
Profesorët, para maturantëve thanë se Universiteti Shtetëror i Tetovës, përpos studimeve ekzistuese që ka, këtë vit do të fillojë edhe me dy fakultete të reja, si dhe ofron programe dhe drejtime të reja në ciklin e parë të studimeve në disa fakultete. Ata, maturantëve gjithashtu u shpërndanë edhe broshura të cilat përmbajnë informacione më të detajuara në lidhje me fakultetet dhe programeve studimore të USHT-së.
Ekipi promovues, prezantimin e ofertës akademike të USHT-së, ditëve në vijim do ta vazhdojë me maturantët e shkollave të mesme në qytetet tjera të Maqedonisë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.