Ministri i Sportit, Borko Ristovski është i kënaqur me punën e bërë në 100 ditët e para të Qeverisë së re.
“Maqedonia pas 20 viteve u bë me Ministri të Sportit. Më në fund sporti mori vendin dhe kujdesin që e meriton. Këto 100 ditë në mënyrë aktive kemi punuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive, sigurimin e mbështetjes financiare për organizatat sportive dhe inkurajimin e të rinjve që të merren me sport”, tha Ristovski në konferencën e sotme me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re.
Ristovski u përqendrua edhe për gjendjen në sport të cilën ai dhe ekipi i tij e gjetën pas emërimit të tij.
“Rindërtimi i thellë i infrastrukturës sportive është bazë për funksionimin normal të sportit, dhe prandaj deri në fund të vitit Ministria e Sportit ka siguruar 35 milionë denarë”, theksoi ministri.
Do të rinovohet salla “Rasadnik, salla në Radovish, salla në Novosellë, fushën e futbollit në Tetovë, do të ndërtohet shtegu i ri atletik, do të ndërtohet fusha sportive në Akademinë Ushtarake dhe do të sanohen 15-20 kënde multifunksionale.
Përveç përmirësimit të infrastrukturës, Ristovska tregoi se në 100 ditë theksi vihet edhe në mbështetjen financiare për sportistët.
Gjithashtu, ministri njofton se do të sigurohen 550 milionë denarë për subvencionet shtetërore të cilat nuk ishin paguar nga ARS-ja në formën e kuponëve.
Ministria e Sportit përfshihet edhe në financimin e maratonës së notit të Ohrit, Maratonën e atletikës në Shkup dhe Javën Evropiane të Sportit.