Mucunski në takim lamtumirës me ambasadorin italian Silvestri

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Italisë Andrea Silvestri.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski shprehu mirënjohje për kontributin e ambasadorit Silvestri për zhvillimin e marrëdhënieve italiano-maqedonase dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij diplomatik në vend. Me ç’rast shprehu gatishmëri për vazhdim të mëtejshëm të dialogut të hapur edhe pas ardhjes së ambasadorit të ri të Italisë në vendin tonë, duke e marrë parasysh dinamikën e përforcuar të dialogut politik në periudhën e fundit dhe takimet e shpeshta në nivel të lartë ndërmjet dy vendeve.

Në takim, siç citohet në kumtesë, janë shkëmbyer mendime edhe për çështjet aktuale lidhur me dosjen evropiane të vendit tonë, me ç’rast ministri Mucunski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Italisë ndaj përcaktimeve tona strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar përkushtimin tonë të fortë të agjendës reformuese, me qëllim të hapjes së fazës së re në procesin evropian dhe anëtarësimin e plotë në BE.