Misioni i përhershëm i Maltës në KB konfirmoi se nesër, 30 prill, në ora 21 do të mbajë seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së për situatën në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) me kërkesë të Rusisë.

Siç njoftoi N1 BeH, duke iu referuar burimeve nga misioni i Maltës në Nju-Jork, lista e folësve për seancën ende nuk është konfirmuar.
Në seancën e Këshillit të Sigurisë të KB-së, lista e folësve mund të konfirmohet në vetë fillimin e seancës së planit të kryesuesit, por edhe të vendeve-anëtare të interesuara të Këshillit të Sigurisë së KB-së.
Nga Banjalluka është njoftuar se në këtë seancë të KS të KB-së, do të drejtohet edhe anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zhelka Cvijanoviq, por përmes video-lidhjeve sepse nuk ka kërkuar vizë për në SHBA.
Për fjalimin e saj, si dhe për të gjithë të tjerët, do të vendoset para fillimit të seancës me votim të anëtareve të Këshillit të Sigurisë së KB-së.
www.mia.mk