Vdiq legjenda italiane e futbollit, Skilaçi

Futbollisti më i mirë i Kampionatit botëror në vitin 1990, Salvatore Toto Skilaçi vdiq në moshën 59-vjeçare.

Ish reprezentuesi italian vdiq pas një sëmundje të gjatë.

Skilaçi, si pjesë e kombëtares italiane, e fitoi medaljen e bronztë në Botërorin në vitin 1990 dhe është shpallur golashënuesi dhe lojtari më i mirë i turneut.

Në karrierën e tij, mes tjerash, ka luajtur edhe për Juventusin dhe Interin.