Kupa: Duel mes dy Shkëndijave në Tetovë, Fc Shkupi përball Sileksit në Kratovë

Shorti i sotëm për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë përballje interesante. Në qendër të vëmendjes do të jetë takimi në mes dy Shkëndijave.

“Kuqezinjtë” e Tetovës do të jenë përballë ekipit me të njejtin emër nga Haraçina, në duelin që do të zhvillohet në Tetovë. Do të jetë kjo një përballje zyrtare ndërmjet dy Shkëndijave pas shumë viteve pauzë dhe pritet të sjell një festë të vërtetë ndërmjet dy ekipeve vëllezërore.

Në ndeshjet tjera FC Shkupi do të luajë si mysafir me Sileksin, Struga Trim Lum do të mirëpresë Makedonija Gj.P., Arsimi i Çegranit do të ndeshet me Voskën, Besa është mysafire e Brera Strumicë, ndërsa Gostivari luan si vendas me Bregallnicën.

Ndeshjet do të luhen më 23 tetor, në orën 14:00.

DYSHET E 1/8 SË FINALES:

  • AP Brera-Besa
  • Vardari-Tikveshi
  • Gostivari-Bregalnica
  • Pelisteri-Detonit
  • Shkëndija-Shkëndija Haraçinë
  • Struga-Makedonija Gj.P.
  • Sileksi-Shkupi
  • Arsimi-Voska