Jamal mori certifikata nga Libri Ginis i rekordeve

Futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Lamin Jamal mori certifikata nga Libri Ginis i rekordeve.

Futbollisti 17-vjeçar u bë lojtari më i ri i cili mori pjesë në fazën përfundimtare të Kampionatit Evropian, si dhe golashënuesi më i ri në Euro.

Jamal luajti shtatë ndeshje për përfaqësuesen spanjolle të Euro 2024, shënoi një gol dhe katër asistime. Gjatë turneut, lojtari ka mbushi 17 vjet.

Vitin e kaluar Jamali shënoi shtatë gola dhe nëntë asistime në 50 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garimet.