“France Football” zbulon listën me 30 kandidatë për “Topin e Artë”

Për gati 15 vjet dominuan skenën e futbollit botëror dhe atë të ceremonive të “Topit të Artë”.

Por tani ka nisur një erë e re me Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, që kanë hapur krahun për yjet e tjerë të së tashmes dhe të ardhmes. Si sulmuesi argjentinas, ashtu edhe ai portugez janë jashtë listës së shkurtër të kandidatëve për të fituar “Topin e Artë 2024”. Nëse dikur ishte më e lehtë të parashikohej fituesi, pasi trofeu ndahej përgjithësisht mes tyre, tani zgjedhja është shumë e vështirë.

Në listën e “France Football” dhe FIFA, favoritët janë të shumtë, megjithëse sipas mediave ndërkombëtare pesë prej tyre kanë kuota më të larta në këtë garë.

Fitues i “Euro 2024” me Spanjën, i titullit kampion në Angli, Botërorit për Klube dhe Superkupës së Europës, autor i 12 golave dhe 5 asistimeve, Rodri shihet mes pretendentëve kryesorë.
Por sfida e mesfushorit spanjoll pritet të jetë e fortë me disa prej golashënuesëve dhe fituesve të tjerë. Vinisius Xhunior dhe Xhud Belingam fituan thuajse gjithçka me Real Madridit, Ligës së Kampionëve, La Liga e Superkupën e Spanjës. Braziliani shënoi 26 gola e 12 asist, ndërsa anglezi ndihmoi madrilenët me 27 gola dhe 17 asist të tjerë. Shifra mbreslënëse që nuk mund t’I lenë ata jashtë listës së ngushtë të pretendentëve të “Topit të Artë”.

I njëjti diskutim vlen edhe për Erling Haland e Lautaro Martinez. Për sulmuesin norvegjez 45 gola e 6 asist për titullin në Premier Ligë, Botërorin e Klubeve e Superkupën e Europës me Man. Sitin.

Nga ana tjetër, Lautaro Martinez shënoi 35 gola dhe 8 asist për titullin kampion e Superkupën e Italisë me Inter si dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës.
Lista e zgjeruar me 30 finalistët e fundit për “Topin e Artë” plotësohet me emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, si: Kilian Mbape, Hari Kejn, Lamine Jamal apo Fil Foden.