Alvaro Morata është lojtar i ri i Milanit

Kapiteni i kombëtares spanjolle Alvaro Morata është lojtar i ri i Milanit, publikoi klubi i famshëm italian.

Morata arrin në “San Siro” pasi fitoi titullin e kampionit të Europës, me ftesë të Zllatan Ibrahimoviqit. Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe do të mbajë numrin “shtatë”.

Morata është 31 vjeç, karrierën e ka nisur në Atletiko, më pas ka luajtur për Real Madridin, Juventusin dhe Çellsin, për t’u rikthyer te “bardhekuqtë” e Madridit në vitin 2019.

Për Spanjën la luajtur 80 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola.