NQP Shkup: Autobusët privatë do të qarkullojnë sipas orarit, borxhi do të kryhet sipas marrëveshjes

Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë pa probleme, transportuesit privatë do të vazhdojnë të lëvizin në përputhje me orarin, ndërsa borxhi i tyre do të shërbehet me dinamikën për të cilën janë pajtuar palët private dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të NQP Shkup, Dragi Kushovski menjëherë pas emërimit të tij si kryetar i kompanisë, njoftuan sot pasdite nga Ndërmarrja për Komunikacion Publik Shkup.

Privatët dhe Kushovski sot mbajtën takimin e dytë ku konfirmuan marrëveshjet paraprake lidhur me pagesën e borxhit dhe në ndërkohë, siç thanë premtimi nga takimi i parë është realizuar me garanci se marrëveshja do të respektohet në tërësi.

Disa nga transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup kërkuan financim që të vazhdojnë t’u shërbejnë qytetarëve me veturat e tyre. Ata kanë bërë të ditur se deri të premten si paralajmërim do të vozisin vetëm deri në orën 10 të mëngjesit dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëjnë.