Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,17 % në raport me vendimin e datës 7.6.2024.

Nga data 11.6.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
  • Benzinë EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
  • Naftë EURODIZEL BS (D-E V) 71,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,475 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,734 den/kg dhe do të jetë 42,475 den/kg.