Parlamenti Evropian zgjodhi Ursula von der Leyen si Presidente të Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen, e rizgjedhur presidente e Komisionit Evropian, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Në një fjalim gati njëorësh në Parlamentin Evropian, von der Leyen e vendosi zgjerimin ndër prioritetet kryesore për 5 vitet e ardhshme. Ajo tha se pranimi i vendeve të reja është përgjegjësi morale, historike, politike dhe gjeostrategjike e Bashkimit, por edhe se do të sigurohet që të gjitha vendet të jenë gati para se t’i bashkohen familjes evropiane.

– Aksesi do të jetë gjithmonë një proces i bazuar në merita. Dhe ne do të sigurohemi që të gjitha vendet të jenë gati përpara se të bashkohen. Por kompletimi i Bashkimit tonë është gjithashtu në interesin tonë themelor. Dhe ky do të jetë një prioritet kryesor për Komisionin tim. Historia thërret edhe një herë. Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia bënë zgjedhjen e tyre të lirë. tha Von der Leyen.

Nga gjithsej 707 eurodeputetë, 401 votuan “PER” Ursula von der Leyen, 284 ishin “kundër” dhe 15 “abstenuan”. Para votimit për mandatin e saj të ri, pati një diskutim të gjatë, i cili tregoi një polarizim të fortë dhe tension në përbërjen e re të Parlamentit Europian.

Një deputet nga Polonia, i cili vjen nga një grupim i ri – Evropa e Kombeve Sovrane, grisi dy letra që përmbanin Planin e Gjelbër dhe Paktin për Migracionin dhe Azilin dhe drejtoi gishtin nga von der Leyen teksa ajo dëgjonte me qetësi.

– Si nuk ju vjen turp të promovoni diçka të tillë si Pakti i Migracionit, që bën që miliona gra dhe fëmijë në Evropë të ndihen të pasigurt në rrugët e qyteteve të tyre. Ju jeni përgjegjës për çdo përdhunim, çdo tragjedi të shkaktuar nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm? Sepse ju ftoni njerëz këtu në Evropë. – tha Eva Zajeczkowska-Hernik, eurodeputete nga Polonia.

Ka pasur edhe një incident. Eurodeputetja rumune Diana Shoshoaca u dëbua nga salla e parlamentit pasi ajo ndërpreu debatin në vazhdim duke bërtitur. Më parë, parlamentarja rumune u bë e famshme për kërkesën e saj për të thirrur një prift për të shenjtëruar Parlamentin Evropian dhe për ta pastruar atë nga “djajtë”.

Mes eurodeputetëve të rinj është edhe një YouTuber 24-vjeçar nga Qipro, i cili voton në bazë të asaj që kërkojnë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai bëri të ditur se do ta bënte politikën “cool”.

Rizgjedhja e politikanit 65-vjeçar gjerman pasoi negociatat mes grupeve më të mëdha parlamentare në PE. Von der Leyen vjen nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë (CDU), është anëtar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), dhe është nominuar për President të KE-së në Samitin e BE-së të mbajtur më 27 qershor në Bruksel.