Norvegjia e njohu shtetin palestinez

Norvegjia do ta njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji, bëri të ditur sot kryeministri norvegjez Jonas Gar Store edhe krahas paralajmërimeve të qeverisë izraelite.

“Ne besojmë se zgjidhja me dy shtete është në interesin më të mirë të Izraelit”, tha kryeministri norvegjez në një konferencë për shtyp të thirrur posaçërisht. Ai shtoi se qëllimi është “të realizohet një shtet palestinez që është politikisht koheziv dhe që del nga Autoriteti Palestinez”.

Pritet edhe vende të tjera evropiane sot të marrin një iniciativë të ngjashme. Kryeministri spanjoll Pedro Sançezi pritet të shpallë datën kur Madridi do të njohë shtetin palestinez, ndërsa qeveria irlandeze mëngjesin e sotëm thirri një konferencë për shtyp për ta shpallur vendimin e saj.