Dhjetëra mijëra iranianë në funeralin e Raisit në Teheran

Dhjetëra mijëra iranianë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në qendër të Teheranit për funeralin e presidentin iranian Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

Njerëzit u mblodhën rreth ndërtesës së Universitetit të Teheranit, ku lideri suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Hamnei, do të udhëheqë lutjen në ceremoninë mortore.

Raisi dhe shtatë të tjerë humbën jetën të dielën. Mes viktimave ishte edhe shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amir Abdolahian.

Helikopteri me Raisin u rrëzua derisa po kthehej nga provinca e Azerbajxhanit Lindor.

Raisi ishte president i Iranit që nga viti 2021