Mjaftojnë golat nga Atanasovi, Qamili dhe Elmasi, për 3 pikë të reja për Maqedoninë

Në përballjen e pare të muajit tetor, Maqedonia shënoi fitore ndaj Letonisë, për të ruajtur kreun në grupin e 4-të të Divizionit C. Në stadiumin “Skonto” në Riga, Maqedonia shënoi fitore me 2:0, ku autor të golave ishin Atananasov dhe Qamili.

Rasti i parë më konkret në këtë përballje e kishte Letonia, e cila në minutën e 12-të, përmes Ikaunleksit dërgoi goditjen skaj portës me kokë. Në minutën e 21-të regjistrojmë tentimin e parë për Maqedoninë drejt portës së vendasve, kur Atanasov dërgon gjujatje nga distanca, e cila përfundon mbi portën e portierit Matrevics.

Në minutën e 25 aksion i rrjeshshëm i Maqedonisë, ndërsa në fund tentimi i Enis Bardhit përfundoi vetëm disa centimetra mbi portën e Letonisë. Në minutën e 29, Miovski depërtoi në krahun e majtë, ndërsa topin e devijuar e priti,David Babunski, i cili gjuan fortë, por në nivel të detyrës është portieri vendas.

Në minutëne 34-të, Elmas asistoi në zonë, ku Miovski goditi me të parën, ndërsa topin e devijuar e priti Atanasov dhe e drejtoi në portën e vendasve për 1-0.

Në minutën e 38-të regjistruam edhe një tentim nga Elif Elmas, por që përfundoi në duart e portierit vendas.

Në minutën e 45-të, Letoni kishte rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, por tentimi i Ilkaunieksit u drejtua nga Dimitrievski në rivënie nga këndi.

Pjesa e dytë filloi me iniciativën e Maqedonisë, e cila kërkoi golin e dytë, me të cilin do të luante me rehati në vazhdim.

Në minutën e 50-të, vendasit kishin rastin e parë me sulmuesin Shits, i cili me këtë rast lëndoi Visar Musliun, në tentim e tij me kokë. Në minutën e 68 -të gol për Maqedoninë, pas krosimit të Dimitrievskit, Lirim Qamili futet mes katër mbrojtësve të Letonisë dhe shënon golin e dytë në këtë përballje dhe të parin në fanellën e Maqedonisë.

Në minutën e 73-të, Elif Elmas sërish tenton brenda zonës, por topi ndalet në duart e portierit vendas.

Në kohën shtesë, Elif Elmas shënon golin e tretë për të vulosur fitoren e Maqedonisë në Riga.

Sa i përket statistikave, ato ishin në anën e Maqedonisë, e cila kishte pronësimin e topin (plot 53 për qind), ndërsa vendasit kontrolluan topin vetëm me 47 për qind.

Ndërkohë edhe në tentimet drejt portës, Maqedonia ishte në epërsi, pasi që kishte dërguar 14 goditje drejt portës, dhe shtatë prej tyre në kuadratin e Letonisë, ndërsa Letonia kishte me 11 tentime dhe vetëm 2 në kuadratin e Dimitrievskit.