Në sulmet ajrore izraelite ndaj Bejrutit humbën jetën 22 persona

Numri i të vdekurve në dy sulmet ajrore të djeshme izraelite në Bejrut është rritur në 22, ndërsa 117 persona janë plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit.

Aviacioni izraelit po sulmon për herë të tretë në njëzet ditë periferitë jugore të Bejrutit, ku ndodhet bastioni i Hezbollahut.

Ky është sulmi më vdekjeprurës që kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj lëvizjes pro-iraniane të Hezbollahut të Libanit më 23 shtator. Që atëherë në sulmet e armatës izraelite (IDF) në të gjithë Libanin janlë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa një milion janë detzruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një sulm ishte në zonën Ras al-Naba. ndëesa tjetri në rrethin Burxh Abi Haidar. Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se një ndërtesë u shkatërrua gjatë një prej sulmeve izraelite në Bejrut.

Sipas burimeve të sigurisë libaneze anonime, objektivi i sulmeve të mbrëmshme izraelite ishte Vafik Safa, i cili kryeson njësinë e lidhjes dhe koordinimit të Hezbollahut përgjegjës për bashkëpunimin me agjencitë libaneze të sigurisë. Safa i mbijetoi sulmit.

Përpjekja për të eliminuar Safan do të thotë se IDF ka zgjeruar objektivat e saj, duke u fokusuar më parë në komandantët ushtarakë dhe udhëheqësit e lartë të Hezbollahut.

Izraeli sëriswh po i intensifikon operacionet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha dje se në sulmin në shkollën Rafidah në Deir el-Balah në qendër të Rripit të Gazës, ku janë strehuar familjet e zhvendosura, kanë humbur jetën 28 persona, ndërsa 54 janë plagosur.

Armata izraelite pretendon se po përdor “sulme ajrore precize kundër terroristëve që operojnë në ndërtesa të përdorura më parë si shkolla”.