Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Gjeorgjia

Gjeorgjia e ka fituar ndeshjen përballë Shqipërisë me rezultat minimal në “Air Albania”, pasi shënoi Kochorashvili në minutën e 70-të,

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në pjesën e dytë, arriti të shënonte Gjeorgjia.

Me këtë humbje, Shqipëria gjendet e dyta në grup me tri pikë, aq sa ka edhe Çekia që është në të tretin, kurse Gjeorgjia është e para me gjashtë pikë.