Qeveria shpalli thirrje publike për ndarjen e 250 milionë eurove për komunat

Qeveria shpalli thirrje publike për ndarjen e fondeve për komunat për infrastrukturë dhe projekte kapitale për zhvillimin e komunave. Në konferencën për shtyp, kryeministri Mickoski dhe ministri i vetëqeverisjes lokale Perinski thanë se parashihet të ndahen gjithsej 250 milionë euro, ndërsa me thirrjen e parë vihen në dispozicion 100 milionë euro për projekte zhvillimore komunale.

“Komunat mund të aplikojnë me një ose më shumë objekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit. Thirrja publike tashmë është hapur dhe publikuar në faqen e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe në faqen e Qeverisë. Afati për publikimin e formularit të aplikimit është shtatë ditë dhe i njëjti i plotësuar me propozim projekte të komunave duhet të dorëzohet në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Më pas, brenda dhjetë ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit dorëzohet nga komunat në ministrinë përkatëse në zonën e projektit, ku do bëhet vlerësimi i të njëjtit”, deklaroi ZlLatko Perinski, ministër i Pushtetit Lokal.