Kluge: Lija e majmunëve nuk është koronavirus i ri, e dimë se si ta kontrollojmë përhapjen e saj

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge sot deklaroi se lija e majmunëve pa dallim nëse është e re apo e vjetër nuk është një koronavirus i ri, sepse dihet se si të kontrollohet përhapja e tij.

“Pra, a do të zgjedhim të vendosim sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunëve globalisht, apo do të hyjmë në një cikël tjetër paniku dhe neglizhence”, tha Kluge në një konferencë shtyp.

Lija e majmunëve është një infeksion viral që shkakton simptoma të ngjashme me gripin, por mund të jetë vdekjeprurës.