Ndërpritet trafiku në aeroportin e Lajpcigut për shkak të një sulmi të aktiviteteve klimatike

Aeroporti gjerman Lajpcig-Hale i ka ndërperë përkohësisht fluturimet pasi që aktivitisët klimatikë pas mesnatës janë futur në aeroport si pjesë e fushatës protestuese derisa deputetët kërkojnë dënime më të ashpra dhe përmirësim të masave të sigurisë në aeroport.

Trafiku ajror në atë aeroport në Gjermaninë lindore u pezullua për tre orë, duke ndikuar në trafikun e mallrave, theksohet në kumtesën e aeroportit. Fluturimet rifilluan në orën 01:23 sipas orës lokale.

Aktivistët nga grupi “Gjenerata e fundit” thanë se hynë në aeroport pak pas mesnate, pa specifikuar se si, për t’i kërkuar qeverisë gjermane që të vazhdojë përpara me një marrëveshje globale për kalimin nga nafta, gazi dhe qymyri deri në vitin 2030.

Grupi emëroi disa vende në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut ku tha se ndërprerje të ngjashme ishin planifikuar si pjesë e një fushate protestash që filloi muajin e kaluar. Javën e kaluar, veprimet e tyre detyruan dy aeroporte në Gjermani të pezullojnë përkohësisht trafikun ajror.