Japonia me gjashtë medalje të arta është më e suksesshmja pas ditës së tretë të Olimpiadës në Paris

Garuesit nga Japonia fituan gjashtë medalje të arta pas ditës së tretë të garave në Lojërat në Paris dhe janë kryesuesit në renditjen e medalistëve.

Nga pesë medalje të arta kanë Franca, Kina, Australia dhe Koreja.

SHBA-ja ka tre, ndërsa nga dy të arta deri tani kanë marrë Britania e Madhe, Italia, Kanadaja, Hong-Kongu dhe Gjermania.

Me nga një medalje ari u dekoruan olimpikët nga Kazakistani, RAJ, Belgjika, Azerbejxhani, Rumania dhe Uzbekistani.

Gjithsej 36 shtete kanë marrë të paktën nga një medalje, amerikanët më shumë – 20.

Gjatë ditës së sotme do të ndahen 11 komplete medaljesh në tetë sporte.

Lojrat olimpike do të zgjasin deri më 11 gusht.