Dy persona humbën jetën, stuhia shkatërroi ura prej 400 tonësh!

Stuhia e paprecedentë që goditi Serbinë dy ditë më parë preku të gjithë zonën e Ballkanit, më pas Kroacisë u zhvendos në Mal të Zi, ku la pasoja të pamatshme në raport me pjesën tjetër të rajonit.

Intensiteti më i fortë i tij është ndjerë në bregdet, pra në portet e Tivarit, Budvës, Kotorrit dhe Ulqinit, ku si pasojë e stuhisë së përcjellë me reshje të dendura shiu dhe bubullima janë shënuar dëme të mëdha materiale, si dhe dy jetë të humbura.