Arrestohen 39 tifozë polakë në Birmingem

Arrestohen 39 tifozë polakë në Birmingem

Policia britanike njoftoi sot se në përleshjet e ashpra me tifizët e klubit futbollistik polak Legia ka arrestuar 39 banditë, ndërsa katër policië janë lënduar.

Incidentet kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në Birmingem para ndeshjes mes ekipeve Aston Vila dhe Legia (2-1) në xhiron e pestë të Ligës së Konferencave.

Ndeshja filloi në termin e paraparë, por tifozëve të klubit polak nuk u ishte lejuar hyrja në stadium.

Legia e akuzoi Aston Vilën se e ka refuzuar marrëveshjen për shpërndarjen e biletave për tifozët mysafirë, por klubi britanik njoftoi se vendimi ishte marrë për shkaqe sigurie.

Aston Vila njoftoi se tifozët e Legias një orë para fillimit të ndeshjes kryen sulm të organizuar ndaj policisë dhe për shkak të incidenteve nuk u ishte lejuar hyrja në "Vila Park".

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.