FIFA ka ngritur procedura disiplinore kundër Brazilit dhe Argjentinës

FIFA ka ngritur procedura disiplinore kundër Brazilit dhe Argjentinës

Federata botërore e futbollit (FIFA) ka hapur procedura disiplinore kundër Argentinës dhe Brazilit pas incidenteve të tifozëve që kanë ndodhur para fillimit të ndeshjes mes dy kombëtareve të Amerikës së Jugut në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja është luajtur të mërkurën në "Marakana" në Rio de Zhanejro, ndërsa përplasja fizike mes tifozëve të dy kombëtareve filloi pas intonimit të himneve. Lojtarët janë kthyer në zhveshtore, ndërsa ndeshja filloi me 27 minuta vonesë.

Federata argjentinase e futbollit ngarkohet për incidentet e tifozëve dhe vonesë të fillimit të ndeshjes, të cilën Argjentina e fitoi me rezultatin 1:0.

Federata braziliane e futbollit akuzohet për lëshime në organizimin e ndeshjes, kumtoi FIFA.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.