Drita Islami vendos rekord të ri shtetëror në 400 m

Drita Islami vendos rekord të ri shtetëror në 400 m

Atletja më e mirë në vendin tonë, Drita Islami, e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri të Atletikës.

Në profilin e saj në fejsbuk, ajo bën me dije se ka vendosur një rekord të ri shtetëror në 400m në salla të mbyllura prej 55:95. Rekordi i vjetër shtetëror ishte vendosur po prej saj me 56:35.

“🇦🇱 Nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh sezonin me një Rekord Shtetëror në 400m salla të mbyllura prej 55.95, rekordi i vjetër ishte poashtu i imi 56.35.
Ky rezultat do të thotë shumë për mua pas një sezoni jo të mirë me shumë lëndime, më ktheu vetbesimin dhe më motivon të vazhdoj të thyej edhe shumë rekorde në të ardhmen.
Falenderim i madh për trajneren time Aleksandra Vojneska që ka shumë besim tek unë ❤️ AFM macedonia dhe A.K “Rabotnicki” për mbështetjen.”-shkruan Drita Islami.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.