Temperaturat e larta shtyjnë fillimin në Seria A?!

Temperaturat e larta shtyjnë fillimin në Seria A?!

Për shkak të vapës tropikale që preku Europën, fillimi i Serisë A italiane mund të vonohet. Lajmin e përcjell njeriu i parë i kompeticionit, Lorenzo Kasini.

“Nëse vazhdojnë këto temperatura të larta, do të jetë shumë e vështirë të fillojmë sezonin siç është planifikuar më 13 gusht. Sigurisht që do të jetë një sezon me anomali për shkak të pushimit dimëror gjatë Kupës së Botës në Katar, por ne kemi hapësirë sepse Italia nuk është pjesëmarrëse në grumbullimin më të madh”, tha mes tjerash Kasini.

Milani mbron titullin kampion, ndërsa Italia në Ligën e Kampionëve do të përfaqësohet edhe nga Interi, Napoli dhe Juventusi.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.