Marez: Tani është koha që Mançester Siti të fitojë Ligën e kampionëve

Sulmuesi i Mançester Sitit, Rijad Marez ka ndarë pritshmëritë e tij për pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve këtë sezon.

“Mendoj se është koha Mançester Siti të fitojë Ligën e kampionëve. Kemi ekip të fuqishëm dhe trajner të shkëlqyeshëm, kemi gjithçka që të fitojmë. Nuk e di nëse jemi më të mirët, por jam i sigurt se mjaftueshëm jemi të mirë të fitojmë trofenë. Liga e kampionëve është e vështirë, të gjithë duan të fitojnë, prandaj na pret betejë serioze”, ka thënë Marez.

Në ndeshjen e parë të një të tetës së finales, Mançester Siti e mundi Real Madridin (2:1) në terrenin mysafir.

Turneu më vonë është ndërpre për shkak të pandemisë së koronavirusit.