Ndërroi jetë trajneri i njohur italian, Luixhi Simoni

Trajneri i njohur italian Luixhi Simoni ndërroi jetë sot në moshën 81 vjeçare, publikoi “la Gazeta delo Sport”.

Në qershor të këtij viti Simoni pësoi goditje në tru. Prej atëherë, ai luftoi me shëndetin e tij, por arriti të rikuperohet.

Si futbollist, Simoni ka luajtur për Mantovën, Napolin, Torinon, Juventusin, Breshën dhe Xhenovën.

Si trajner, ai ka udhëhequr shumë klube italiane, duke i përfshirë Napolin dhe Interin. Në vitin 1998, Simoni e ka udhëhequr klubin nga Milano deri në trofeun në Kupën e UEFA-s.