Juventusi e fitoi Atalantën në finalen e Kupës së Italisë

Juventusi mbrëmë në “Olimpiko” në Romë e mposhti Atalantën me rezultat 1:0 dhe e fitoi Kupën e Italisë.

Golashënuesi i vetëm ishte Dushan Vllahoviq në minutën e 4-të pas asistimit të Andrea Kambiasos.

Juventusi e fitoi Kupën e Italisë për të 15-ën herë.

Për Atalantën, finalja ishte e gjashta në historinë e klubit. Ekipi nga Bergamo mbeti në trofeun e vetëm të fituar në vitin 1963.