Ugur Abdurrezak ishte një arsimtar i anglishtes shumë i suksesshëm. Bashkë me bashkëshorten e tij, arsimtaren e letërsisë që punonte në shkollën e mesme teknike “Anadollu” në lagjen Pendik, për një kohë shumë shkurtë arritën të fitojnë simpatinë e të gjithëve. Mësuesi Ugur, gjithashtu ishte edhe një nga administratorët e shkollës. Mësuesja Ajshe, i kryente të gjitha aktivitete shkollore në shkollë. Në shumë shkrime të saja, mësuesja ka dëshmuar kualitetin e saj në lëmin e letërsisë. Abdulkadir Enes, djali i këtyre dy mësuesve ishte një fëmijë i veçantë. Ai ishte pjesë e shkollës në “Atashehir”, ku mësoni fëmijët më të talentuar.
Në verën e vitit 2015, ata u transferuan me detyrë në Koxhaeli, Kartepe. Vrapuan nga një shkollë në tjetrën hiç pa u ndalë. Mirëpo, ata arritën të kalojnë vetëm një vit të mbarë. 15 Korriku i mallkuar, ishte data e fillimit të ankthit edhe për familjen Abdurrezak. Me fillimin e gjuetisë së shtrigave, fillimisht u flijua mësuesi i anglishtes Abdurrezak. Ai u arrestuar dhe më pas u burgos në burgun Kandira. Mësuesja Ajshe, arrestimin e përjetoi për vetëm një ditë. Mësuesi Ugur me dekretin numër 675 të gjendjes së jashtëzakonshme, kurse mësuesja Ajshe me dekretin 686 të gjendjes së jashtëzakonshme, u larguan nga puna. Mësuesja Ajshe mundohej që t'i harroj problemet duke u munduar të sigurojë ekzistencën përmes shitjes së çantave dhe shami. Babagjyshi Halil Abdurrezak, i doli krah amanetit të djalit tij të vetëm. Ata u transferuan me shtëpi në Kartepe dhe hapën krahët për nusen dhe nipërit e tij. Për vizita të hapura ata shkonin bashkë në burgun Kandira.
Mësuesi Ugur ishte në burg për plot 11 muaj. Në muajin Janar pas një kontrolli gjyqësor ai u lëshua dhe u la i lirë. Tani më ishte bashkë me familjen. Mirëpo ai nuk mund të shihte dhe as që kishte ndonjë perspektivë për atë në Turqi. Pasi një shok i tij që ishte liruar nga burgu bashkë me të, ai sërish u burgos për shkak të një shpifësi që kishte shpifur, mësuesi Ugur u shqetësua shumë. Foli me të shoqen, dhe u pajuan që të bëjnë hixhret( të largohen). Mirëpo, këtë gjë e fshehën nga të gjithë. Para se të dalin në rrugë, ata shkuan të vizitojnë një familje tjetër që ishte viktimë e regjimit. Kërkuan të marrin hallall prej tyre.
“PO DALIM NË RRUGË, LUTUNI PËR NE”
Në natën që do të niseshin për në rrugë, arsimtari Ugur i dërgoi një mesazh një shoku të tij që vetëm tashmë sa ishte larguar nga vendi i vet. “Jemi tu dal, na bëni dua”. Miqtë e tij përtej kufirit dhe ata që ishin të informuar për rrugëtimin, tërë ditën pritën lajm nga mësuesi Ugur. Nëse nuk do të ishin kapur përsëri, do t'i bënin një pritje të mirë kolegëve të tyre të vjetër. Në vendet ku edhe vet ata ishin muhaxhir (refugjatë) do të mundoheshin ti bëjnë mësuesit Ugur dhe mësueses Ajshe ensarllik (pritje sikur në shtëpi). Në vend të muhaxhirëve, në shtëpitë e tyre arriti lajmi i hidhur. Nuk deshën të besonin, mirëpo nga fotografitë arritën të identifikojnë mësuesen Ajshe. Mësuesi Ugur kishte qenë një notues i mirë, andaj ato kishin menduar se ai ndoshta ka arritur t'ia dal në fund. Mirëpo, i vetmi që kishte arritur të shpëtoj ishte personi me emrin Fatih Jashar, i cili nuk kishte familje me të, ndërsa të tjerët së bashku me mësuesin Ugur ishin zhdukur.
NJERËZIT E ANADOLLIT TË GATUAR ME SISTEMIN E HIZMETIT
Familja Abdurrezak ishte një familje e Anadollit e gatuar me sistemin e Lëvizjes Hizmet. “Ata që kanë dëgjuar për rastin, por që nuk iu ka ngushtuar ndërgjegjja nga kjo ngjarje e tmerrshme duhet të rishikojnë njerëzimin e tyre”, tha një mik i tij. Familjet, miq, dhe emigrant të familjes Abdurrzak, nga njëra anë jetojnë me shqetësimin e humbjes së shokëve dhe kolegëve më të mirë të tyre, por nga ana tjetër kanë shpresën se në botën tjetër do të kenë mundësinë që përsëri të jenë bashkë me ta.