Sanksionohen 193 vozitës në Shkup, 47 për vozitje të shpejtë

Sanksionohen 193 vozitës në Shkup, 47 për vozitje të shpejtë

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 47 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

MPB sot informoi se 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara...

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, informuan nga MPB dhe ju bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.