Në Kodër të Diellit 36 centimetra borë, në Mavrovë 13

Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë me -10 gradë dhe në Shkup dhe Manastir me -8. Në Kriva Pallankë, Strumicë janë matur -7, në Tetovë, Prilep, Shtip, Kumanovë -6, Gjevgjeli -5, në Ohër, Krushevë, Dojran dhe Kodër të Diellit -2, ndërsa në Mavrovë -1.

lartësia e shtresës së borës në Kodër të Diellit është 36 centimetra, në Mavrovë 13, ndërsa në Krushevë 7. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore në male dhe në viset më të larta me reshje të kohëpaskohshme lokale të borës, ndërsa në vendet më të ulëta me reshje lokale të shiut dhe borës. Nëpër disa fushëgropa do të ketë dukuri të mjegullës së dobët të mëngjesit. Nga fundi i ditës edhe në pjesët lindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë.