Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 5,28 % në raport me vendimin e datës 29.11.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 3,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulet për 3,00 denarë/litër.

Nga data 7.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 71,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 73,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 38,527 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë ulje: te benzina për 8,896 %, te nafta për 8,559 %, te vaji ekstra i lehtë për 8,364 % dhe te mazuti ulja është 8,599%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,599%.

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 7.12.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.