Liga e Parë: FC Shkupi rrugëton në stilin e kampionit, Shkëndije me përmbysje mundi Pelisterin

Një fitore e vendasve, katër barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me 9 gola të shënuar e 5 kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 16-të në Ligën e parë të futbollit vendor. FC Shkupi me fitoren e sotme kundër Skopjes fuqishëm rrugëton drejtë titullit kampion. Lideri në renditjen e tabelës ia doli të shënon fitore kundër Skopjes në cilësinë mysafirit me rezultatin 1:3.Autor të golave për ekipin nga Çairi ishin Alvarez 2 dhe Senghor, ndërsa goli i vetëm për vetëm për Skopjen ishte autogol i Çeshmexhievit. Shkëndija në Tetovë shënoi fitore të vështirë me përmbysje kundër Pelisterit. Për kuqezinjt shënuan Guri dhe Krivak , ndërsa golin për Manastirasit e shënoi Xhufo. Tani Shkëndija ka 30 pikë dhe pozicionohet e treta në tabelë. Struga Trim Lum pas kualifikimit në gjysmëfinale të kuës ku e eliminoi ekipin e Shkëndijës në Tetovë, sot para tifozëve të vet zhgënjeu tifozët duke barazuar me Tikveshin 0-0. Akademija Pandev në Strumicë barazoi me Bregallnicën, ashtu si edhe Boreci që barazoi me Makedonija Gj.P 1:1. Dje në arenën “Todor Proevski” barazoi me Renovën pa gola 0-0.

Pas javë së 16-të tabelën e kryeson FC Shkupi me 38 pikë para Akademia Pandev me 32 dhe Shkëndijës me 30 pikë. Rezultatet e javës së 6-të: Shkendija – Pelisteri 2:1, Struga Trim Lum – Tikveshi 0:0, Аkademia Pandev – Bregallnica 0:0, Skopje – Shkupi 1:3 dhe Boreci - Makedonija Gj.P 1:1. Dje Rabotniçki – Renova, luajtën pa gola 0-0.