Zaev: në rast se nuk gjendet zgjidhje para 14 dhjetorit, atëherë vështirë se do të ketë rezultate gjatë vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha tanë është momenti i duhur për të gjetur zgjidhje rreth kontestit me Bullgarinë. Zaev tha se në rast se nuk gjendet zgjidhje para 14 dhjetorit, atëherë vështirë se do të ketë rezultate gjatë vitit të ardhshëm.

“Do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe nëse nuk gjendet tani, nuk besoj se do të gjendet në vitin 2022. Në mes 14 dhjetorit dhe 15 janarit është periudha që mund të realizohet Këshilli për punë të përgjithshëm. Kjo është mundësi për të hapëruar përpara, dhe përfundimisht pas 16 e gjysmë vitesh të fillojmë negociatat. Në pyetje janë javë”, tha Zoran Zaev.

Ai tha se hyrja e Alternativës në Qeveri ka siguruar stabilitet të shumicës parlamentare, gjë që është e nevojshme për periudhën në vijim .

“Personalisht mendoj se duhet ta ketë të qartë si për Bullgarinë ashtu edhe për Evropën, që të paktën pasiguria pas meje është më e pranishme sepse më njohin ashtu siç jam, çfarë politikash drejtoj dhe çfarë aspiroj dhe prandaj them se kjo është periudha më pozitive për të gjetur zgjidhje. Për mua gjëja më e rëndësishme në vend është rruga euroatlantike dhe ajo që filloi me Bullgarinë. Në fund, jemi në fotofinish dhe nuk mund të lihet kështu. Qëllimi kur mund të përfundojë është i përcaktuar qartë, do të ketë periudhë kur Franca do të kryesojë dhe zgjedhjet do të jenë në pranverë kështu që periudha për të gjetur dritare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është e shkurtër”, tha Zaev.

Ai është krenar, siç tha, për vendimet që ka marrë në periudhën e kaluar dhe beson se populli është i bindur se kjo është rruga e drejtë dhe nuk ka rrugë tjetër për integrimin e vendit në BE dhe NATO.