Nuk këndellen Clippers, triumfojnë Bulls – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër rreth i përballjeve në NBA, me skuadrat që dhuruan spektakël para tifozëve.Los Angeles Clippers nuk ka arritur të këndellet dhe ka pësuar humbje ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 123-104.Fitore dramatike në këtë rreth morën Chicago Bulls që ia dolën të mposhtin Charlotte Hornets me shifrat 133-119.

Triumf më bindës mori Utah Jazz që ia doli të mposhte Portland Trail Blazers me rezultat 129-107, e fitore edhe më spektakolare mire San Antonio Spurs ndaj Washington Wizards, 116-99.

Cleveland Cavaliers po ashtu ia doli të fitonte ndaj Dallas Mavericks me shifrat 114-96, e me vetëm dy pikë dallim ia doli Minnesota Timberwolves që të mposhte Indiana Pacers, 100-98. Houston Rockets triumfuan kundër Oklahoma City Thunder, 102-89 – ndërsa Denver Nuggets fitoi në shtëpi përball Miami Heat, 120-111.