Gostivari shkon në raundin e dytë

Nga votat e përpunuara nga të gjitha 121 vendvotimet, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Gostivar më tepër vota ka fituar kandidati i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari, respektivisht Taravari ka fituar 15.724 vota, ose 49,88 për qind të votave. I dyti renditet kandidati i BDI-së, Nevazat Bejta me 41,84 për qind, konkretisht me 13.190 vota të fituara. Sipas rezultatit, kjo komunë shkon në balotazh.