Në Ohër dhe Strugë do të mbahet stërvitje e madhe e NATO -s “Maqedonia e Veriut 2021”

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk nënkupton vetëm mbrojtje e saj ushtarake brenda Aleancës, por edhe bashkëpunim i vendeve-anëtare dhe ndihmën reciproke në situata emergjente dhe aksidente. Pikërisht përballja e vendit me një skenar të mundshëm të një tërmeti katastrofalë që do të prekte rajonin Ohër-Strugë dhe mënyrën e përdorimit të burimeve të tij, si dhe ndihmën nga partnerët e NATO-s në kushtet kur të gjitha kapacitetet ekzistuese për përballimin e krizës janë rraskapitur, është skenari i stërvitjes së madhe të NATO -s “Maqedonia e Veriut 2021” që do të mbahet këto ditë në disa lokacione në Ohër dhe Strugë.

Në konferencën e sotme për shtyp lidhur me stërvitjen, u sqarua se këto janë aktivitete brenda Agjendës së NATO -s 2023 për gatishmërinë civile të vendeve anëtare të Aleancës.“Republika e Maqedonisë së Veriut është akoma në gjendje krize në lidhje me situatën me emigrantët. Ne jemi përballur me një numër zjarresh këtë verë, dhe për të dytin vit radhazi po përballemi me epideminë e Kovid-19. Përgatitja e një stërvitje të këtij kalibri është një sfidë e madhe, duke testuar të gjitha kapacitetet kombëtare si vend pritës, por edhe përpjekjet për të demonstruar gatishmërinë për të organizuar një ngjarje kaq të madhe”, tha Urim Vejseli, drejtor i stërvitjes dhe përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar në Qendrën për Menaxhimin e Krizave.