ESHS: Deri tani janë regjistruar 711.418 persona

Që nga fillimi i procesit të regjistrimit deri dje, në ora 20:00 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 711.418 persona, 221.268 amvisëri dhe 297.085 banesa, njoftuan nga Enti Shtetëror për Statistika.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar më 5 shtator ndërkaq do të përfundojë më 30 shtator.

Të dhënat e grumbulluara do të përpunohen brenda 6 muajve nga përfundimi i këtij operacioni.