MPB: Shqipton 562 dënime për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar në mbarë shtetin 264 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 52 të tjerë kanë firmosur deklarata për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën e izolimit dhe një tjetër atë për vetizolim.

Gjithashtu sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse, MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 562 shkelje.