Jovanovska-Stojanovska: Zgjidhja e vetme e sigurt është që mësimi të organizohet onlajn, primare është që të ruhet shëndeti mental i fëmijëve

Në këtë moment zgjidhja optimale është që të vazhdohet me mësimin onlajn. Zgjidhja optimale është që në vend të parë ta vendosim pandeminë dhe ta mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të rriturve. Nëse nisemi nga kjo, zgjidhja e vetme e sigurt është që mësimit të organizohet onlajn.

Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi doc. dr. Mirjana Jovanovska-Stojanovska, kryetare e Odës së psikologëve me të cilën folëm për mësimin në pikun e pandemisë, për gjendjen psikologjike të fëmijëve dhe prindërve në këtë periudhë, për mungesë të socializimit, si dhe për përfitimet dhe humbjet nga digjitalizimi.

Sipas Jovanovska-Stojanovska, është primare që të ruhet shëndeti emocional dhe mental i fëmijëve, gjegjësisht mësimdhënësit të trajnohen për të përshtatur mënyrën e komunikimit me fëmijët.

Ajo bën të ditur se mësimi onlajn ka përparësitë e tij, meqë fëmijët do të mund të mësojnë dhe ta ndjekin mësimin nga shtëpia, në një mjedis të sigurt. Nga ana tjetër, konsideron se do të ketë më pak shoqërizim, fëmijët nuk do të kenë kontakt të drejtpërdrejt as me mësimdhënësit, as me moshatarët që ta përvetësojnë më mirë materialin.

– Do të humbin, nuk do të marrin disa gjëra, por nga ana tjetër do të ruajnë shëndetin, jetën e të afërmve të tyre, të njerëzve të cilëve u duhet ndihmë, thekson ajo.

Nga aspekti psikologjik, ajo informon se në këtë periudhë te prindërit ka ndryshime në sjelljen, në mënyrën e të jetuarit, gjë që ka rezultuar me atë që të ndodhin ndryshime të brendshme te ata, të paraqiten druajtje, të ndodhin probleme psikologjike në funksionimin e përditshëm. Njëherësh, siç sqaron Jovanovska-Stojanovska për MIA-n, prindërit duhet të bëjnë një funksion shumë të rëndësishëm, gjegjësisht të jenë edhe edukatorë, edhe mësues të fëmijëve të tyre, e njëherësh të përballen me atë që e bartin brenda vetes.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme se çfarë mendojmë, si do të jetojmë më tutje dhe çfarë vendime do të marrim. Ne ose fëmijët, shprehet ajo, nuk kemi pushuar së shoqërizuari, vetëm se rrethi i njerëzve është ngushtuar shumë.

AUTORITETET SHËNDETËSORE PARALAJMËROJNË NJË VALË TË RE TË KOVID-19 NË VJESHTË, PIKËRISHT KUR FILLORISTËT DHE SHKOLLARËT DUHET TË FILLOJNË MËSIMIN. CILI MODEL I MËSIMIT, SIPAS JUSH DO TË ISHTE MË I LEVERDISHËM NË KËTO KUSHTE DUKE MARRË PARASYSH GJITHSESI EDHE MIRËQENIEN PSIKOFIZIKE TË NXËNËSVE?

Së pari, të fillojmë pikërisht nga kjo e fundit, nga mirëqenia psikike dhe fizike. Kuptohet se për ne është primare të mirëmbajmë këtë mirëqenie psikike – shëndetin, mental, shëndetin fizik dhe emocional të fëmijëve. Maslou ka thënë se nëse nuk i plotësojmë së pari këto nevoja, do të shkojë vështirë me të gjithë më tutje. Në së pari duhet t’u sigurojmë fëmijëve që të jenë të lumtur, të ndjehen rehat, sigurt, të ndjehen mirë, të jenë të shëndoshë fizikisht dhe më pas të kërkohen prej tyre rezultate për përmbushjen e planeve mësimore. Është vështirë në këtë moment të mendohet se si të realizohet kjo, e njëherësh do të duhej të mirëmbajmë edhe diçka, gjegjësisht të luftojmë pandeminë e cila është e pranishme në mënyrë masive edhe te ne edhe në gjithë botën. Është vështirë.

A ËSHTË SIPAS JUSH NË KËTË MOMENT E SIGURT QË FËMIJËT TË KTHEHEN NË BANKAT E SHKOLLËS, MADJE EDHE NË NDONJË MËSIM TË KOMBINUAR?

Jo vetëm sipas meje, por edhe sipas fakteve që i japin edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe kudo, të gjitha informacionet që i lexojmë nga institucionet relevante, nuk është e sigurt. Nuk është e sigurt për shkak se kjo do të jetë mënyra më e lehtë se si të përhapet infektimi. Fëmijët do ta sjellin infektimin në shtëpi, te prindërit e tij më të vjetër, apo jo, të rritur, do ta sjellin te gjyshet, gjyshërit, e kjo është mund të themi, së paku ky është mendimi im, por edhe nga ajo që deri tani e kam dëgjuar dhe lexuar, se kjo do të jetë goditja më e madhe ndaj ekonomisë së shtetit tonë. Për shkak se do të kemi numër të madh të personave të sëmurë, kjo do të jetë goditje edhe për mjekësinë, shëndetësinë, do të rritet numri i njerëzve që do të kërkojnë ndihmë, spitalet do të mbushen, do të thotë mënyrë e shkëlqyeshme se si e gjithë kjo do të ndërlikohet edhe më shumë është mësimi i fëmijëve që do të jetë në hapësira të mbyllura, po madje edhe nëse ai zgjatë 20 minuta. Njëzet minuta të fëmijëve në një hapësirë, prej të cilëve do të kërkoni që secili të mbajë maskë. Që nuk do të rrinë pranë njëri-tjetrit, nuk do të flasin, kur do të kthehet mësimdhënësi nuk do të pëshpëritin, të afrohen, të pinë një ujë së bashku? Pra, kjo është e tmerrshme se si do të realizohet. Nuk është e realizueshme që t’i kufizosh.

KJO SIDOMOS PËR MË TË VEGJLIT, TË THEMI PËR ATË DERI NË KLASËN E PESTË, ËSHTË SHUMË MË E VËSHTIRË QË ATYRE T’U SQAROHET SE DUHET TË JENË VAZHDIMISHT ME MASKË.

E dini si, sistemi ynë i arsimimit është i tillë që ata tashmë ua kanë bërë fëmijëve ta kenë shumë vështirë. Pra, 45 minuta të rrish në bankë, të mos guxosh të kthehesh, të mos guxosh të ngrihesh, të mos guxosh të bësh asgjë, të duhet ta shikosh mësimdhënësen, po edhe ne si të rritur tani po të na ulin këtu, shtatë orë nga 45 minuta të duhet doemos ta shikojnë sytë dhe gojën e dikujt dhe të mos guxojmë të bëjmë asgjë, është e parealizueshme. E tani, me këto masa plotësuese, unë mendoj se me siguri do të jetë kjo. Mendoj se asgjë nuk do të mund të parandalohet.

SH_a245b.jpg

FOTO: DARKO POPOV

SIPAS NJOHURIVE TUAJA SI ODË, SIKUR E GJITHË SITUATA ME PANDEMI DERI TANI U REFLEKTUA NË GJENDJEN PSIKOLOGJIKE TË FËMIJËVE, ATA ISHIN TË IZOLUAR NË SHTËPITË, LARG MOSHATARËVE TË TYRE?

Po, do të duhej, kjo do të ishte në këtë situatë ideale, të jenë të izoluar, mirëpo nuk janë. Shumë prej fëmijëve shoqërohen me fëmijë të tjerë, ne jemi dëshmitarë se shumë fëmijë janë në rrugë, shumë fëmijë shoqërohen, janë nëpër plazhe, janë kudo në vend. Ajo që mund të vërehet e që është e tmerrshme është se nuk mbajnë maska. Ky është një minus i madh i prindërve, meqë në këtë moment e tërë barra, ajo se si do të sillen fëmijët, çfarë do të bëjnë dhe si do të mbrojnë veten bie mbi prindërit. Nuk mendoj se për këto tre, katër ose pesë muaj ka ndodhur humbje e madhe te fëmijët nga ajo që kanë qenë të izoluar ose të lënë në shtëpi. Ndoshta më shumë te prindërit, për shkak se përnjëherë në pjesën më të madhe u është ndryshuar roli që ata e kanë në jetë në raport me fëmijët e tyre, dhe në përgjithësi në jetë. Po, fëmijët do të gjejnë mënyrë se si të luajnë, të gjejnë diçka me çfarë do të merren. Shtrohet pyetja se si do të jetë më tutje për shkak se me siguri kjo krizë do të zgjasë shumë më gjatë sesa që ne duam dhe presim e shpresojmë. Ndoshta në dy, tri, katër vitet e ardhshme do të duhet të funksionuar në ndonjë mënyrë të tillë. Për këtë duhet të mendojmë.

LIDHUR ME ATË QË E PËRMENDËT PËR PRINDËRIT SE ROLI I TYRE ËSHTË SHUMË I VËSHTIRË. GJITHSESI PANDEMIA NUK I KA PREKUR VETËM FËMIJËT, KËTU JANË EDHE PRINDËRIT, TË CILËT KANË ROLE TË SHUMËFISHTA – PRIND/MËSIMDHËNËS/I PUNËSUAR…?

Po. Për më të rriturit mund të themi se thuajse secili, veçanërisht ne, kishim përmes numrave të telefonit të publikuar nga Oda, vullnetarë, profesionistë të cilët janë të gatshëm t’u ndihmojnë të gjithëve që janë në izolim ose karantinë ose të cilët kurohen. Publikuam gjithashtu edhe për punëtorët shëndetësorë, mund të paraqitej kush të dojë. Këto njohuri që i kemi tani është se me të vërtetë te shumë njerëz të cilët u lajmëruan kemi ndryshime në sjelljen, në mënyrën e jetesës, gjë që ka bërë të ndodhin ndryshime të brendshme, të paraqiten druajtje, të ndodhin probleme psikologjike në funksionimin e përditshmërisë. Në të njëjtën kohë prindërit duhej të ushtronin një funksion shumë të rëndësishëm, gjegjësisht të jenë edhe edukatorë, edhe mësues të nxënësve të tyre, dhe njëherësh të përballen me atë që e mbajnë brenda vetes. Kjo ishte ndoshta në atë moment, meqë askush nuk ishte i gatshëm për gjithë këtë. Kështu që edhe ajo që ndodhte në arsimin, që prindërve u dhanë një rol të tillë të madh dhe shumë të vështirë, për shkak se fëmijët i mbushën me informacione, me nevoja, të mbarojnë, të bëjnë detyrat e shtëpisë, të lexojnë, të bëjnë eksperimente, të mbjellin fara, e gjithë kjo është shumë mirë. Por, u ishte lënë prindërve që ta mbarojnë këtë së bashku me fëmijët e tyre. Gjë që, për shembull, unë mendoj se nuk do të funksionojë më tutje nëse merret parasysh atë që ka ndodhur deri tani. Së pari, prindërit, disa prej tyre nuk do të mund të shkojë më në punë. Dita do të jetë e mbushur vetëm me atë, ndërsa edhe me përzierjen e roleve do të paraqiten shumë konflikte mes prindërve dhe fëmijëve dhe habi te fëmijët. Meqë prindi ka rolin e tij, të dikujt që e do fëmijën, që e edukon, që është këtu me të dhe tani në mënyrë plotësuese ky roli i mësuesit mendoj se do të jetë shumë i vështirë në mënyrë që të përballen me të edhe prindërit edhe fëmijët.

PËR FËMIJËT, SIDOMOS PËR FILLORISTËT, SHOQËRIMI NË SHKOLLË ËSHTË MË INTERESANT. SUPOZOJ SE FËMIJËT NË KËTË PERIUDHË JANË VAZHDIMISHT NË TELEFONAT OSE KOMPJUTERËT E TYRE. SI NDIKON E TËRË SITUATA E SHOQËRIZIMIT TE KËTA FËMIJË? SI DO TË MUND TË NDIHMONIN KËTU FËMIJËT?

Do të reflektohet, normalisht apo jo ndërpritet edhe jeta e tyre normale, e përditshme. Të dalin me shokët, të luajnë, të vrapojnë, e gjithë kjo ka ndodhur deri tani, kështu që të mos mendoj se do të lërë disa pasoja të mëdha. Po, gjendje e jashtëzakonshme, situata të pakëndshme, edhe në funksionimin edhe në mosplotësimin e dëshirave, një mënyrë krejtësisht e re e jetesës, por nuk mendoj se kjo do të lërë pasoja, është shumë e rëndësishme se çfarë mendojmë, si do të jetojmë më tutje me gjithë këtë, çfarë vendimesh do të marrim, si do t’i këshillojmë prindërit, çfarë dhe si të bëjnë, si t’i animojnë ata fëmijët, do të duhet një pjesë më të madhe të kohës së tyre ta përdorin te fëmijët që t’u mundësojnë të komunikojnë me ta, të luajnë së bashku, të bisedojnë, të shikojnë televizion së bashku, të luajnë lojëra, të shkojnë të shëtisin. Ne nuk kemi pushuar, ose fëmijët të shoqërizohen, vetëm se rrethi është ngushtuar shumë. Nuk është më ashtu që të mund të dalin me secilin, por rrethi do të jetë i ngushtuar shumë, do të përqendrohen në shumë pak njerëz. Mendoj se nuk do të jetë lehtë, të gjitha këto ndryshime që do të miratohen, por duke marrë parasysh rrezikun që na kërcënohet, i cili është këtu kudo rreth nesh, për shkak se jemi dëshmitarë të shifrave vazhdimisht të larta që lajmërohen, por ajo se me muaj të tërë janë nga njëqind e diçka të infektuar. Unë nuk e di nëse dikush i sistemon, e që të jetë ky ndonjë normalitet në të cilin tashmë jemi mësuar se është normale që të ketë nga njëqind e diçka të infektuar çdo ditë. Këtë rrezik ne duhet ta vendosim në vend të parë. Kur mendojmë se çfarë do të bëjmë me fëmijët ose prindërit, ose çfarë do të bëjmë me shkollën, çfarëdo që të bëjmë duhet të jetë për t’u mbrojtur nga kjo.

SIPAS JUSH, CILAT JANË PËRPARËSITË E DIGJITALIZIMIT, E ÇFARË MUND TË HUMBIN REALISHT FËMIJËT ME MËNYRËN E TILLË TË SHKOLLIMIT, DUKE MARRË PARASYSH FAKTIN SE JANË TË MËDHA GJASAT QË MËSIMIT TË VAZHDOJË ONLAJN?

Po. Në këtë moment mendoj se zgjidhja optimale është që të vazhdohet me mësimin onlajn. Zgjidhja optimale është që në vend të parë ta vendosim pandeminë dhe ta mbrojmë shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë, e të rriturve, e gjysheve dhe gjyshërve tanë, e njerëzve të sëmurë rreth nesh, e njerëzve të cilët kanë nevojë për kujdes të veçantë. Nëse nisemi nga kjo, zgjidhja e vetme e sigurt është që mësimit të organizohet onlajn. E tani, nëse ne presim që ky mësim onlajn do të jetë i njëjtë si mësimi që ishte deri në muajin mars dhe se në mënyrë të njëjtë duhet ta bëjmë të njëjtën, vetëm se tani të jetë onlajn, normalisht se do të jetë një dështim total. Mësimi dhe gjithë ajo do të duhet të përshtatet me këtë gjënë e re, në mënyrë digjitale, në mënyrë onlajn të vendoset ky mësim. Mënyra në të cilën do të mësojnë nxënësit, në të cilën do t’u ndihmojnë prindërit. Në atë mësim, gjithashtu duhet të jetë primare ruajtja e shëndetit emocional, mental të fëmijëve, gjegjësisht mësimdhënësve, mendoj se Ministria duhet ta marrë përsipër këtë detyrë, t’i trajnojë, në mënyrë që ta përshtatin mënyrën e tyre të komunikimit dhe të folurit me fëmijët. Normalisht, gjithçka ka përparësinë dhe mangësinë e saj. Mësimi onlajn ka përparësitë e tij, se fëmijët do të munden nga shtëpia, në një mjedis të sigurt të mësojnë dhe të ndjekin mësimin, e nga ana tjetër siç e përmenda, ata më pak do të shoqërizohen, nuk do të kenë kontakt të drejtpërdrejt as me mësimdhënësit, as me kuadrin me të cilin mësojnë së bashku dhe e përvetësojnë materialin. Një gjë është se së bashku në një hapësirë kur mësohet matematikë, biologji ose çfarëdo tjetër nuk do të ketë kulturë fizike, nuk do të vrapojnë së bashku, të luajnë top. Por, është mësa e nevojshme që në këtë situatë të përshtatemi me rrezikun që na kanoset, me atë që ndodh rreth nesh, vetëdija për këtë, asnjëherë nuk guxon të zhduket kjo vetëdije, kur marrim vendime dhe do të duhet të përshtatemi. Po, do të humbin, po, nuk do t’i marrin disa gjëra, por nga ana tjetër do të ruajnë shëndetin, jetën e të afërmve të tyre, njerëzve të cilëve u nevojitet ndihmë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.