Myslimani a mund të bëhet terrorist?

Myslimani a mund të bëhet terrorist?

Pyetja nëse myslimani mund të bëhet terrorist, është parashtruar shumë herë. Shumë është përfolur dhe përgjigja gjithmonë ka qenë e njëjtë - “jo”.

Edhe Fetullah Gylen Hoxhaefendiu kishte vënë pikën e fundit me fjalët, “Një terrorist nuk mund të jetë mysliman, sikundër një mysliman nuk mund të jetë terrorist”. Mirëpo, veprimet terroriste në vendet ku jetojnë myslimanët akoma nuk janë duke përfunduar. Sidomos veprimet terroriste që u përjetuan në Lindjen e Mesme ishin në kontradiktë dhe përgënjeshtruan teorinë e Hoxhaefendiut.

Nëse një mysliman nuk mund të jetë terrorist, atëherë pse ndodh që ngjarjet më të mëdha terroriste ndodhin po në gjeografinë ku jetojnë myslimanët?

Vallë, a nuk përputhej kjo teori me burimet origjinale të fesë sonë? Çfarë thotë burimi kryesor i fesë, gjegjësisht libri i shenjtë, Kur'ani, në lidhje me vrasjen: “Të vrasësh një njeri konsiderohet sikur ta kesh vrarë krejt njerëzimin”. “Të shpëtosh jetën e një njeriu konsiderohet sikur ta kesh shpëtuar krejt njerëzimin”. Ta lëmë vrasjen e ndonjë tjetri, por në hadithe të ndryshme tregohet se edhe ai që bën vetëvrasje i takon pjesëtarëve të xhehenemit. Për shembull, komandanti i ushtrisë myslimane, Abdullah ibn Hudhafetussehmi urdhëron disa ushtarë që të hyjnë të gjallë në zjarr dhe të digjen.

Mirëpo, pa e zbatuar urdhrin, së pari i janë drejtuar Pejgamberit tonë s.a.s. që ta pyesin se çfarë do të thotë në lidhje me këtë çështje. Kurse ai u drejtohet në këtë mënyrë: “Nëse e hidhnit veten tuaj në atë zjarr, kurrë s'kishit për të dalë më ndonjëherë”. Tamam në ajete dhe hadithe nuk është thënë asgjë në lidhje me pjesëmarrjen në akte terroriste dhe për vrasje. Vallë, mos kishte diçka në jetën e Pejgamberit tonë s.a.s. që ka bërë myslimanët e Lindjes së Mesme të jenë pre e terrorizmit dhe të dorëzohen përballë një fatkeqësie të tillë. Sidomos në periudhën e Mekkes, Pejgamberi ynë s.a.s. ka pasur shumë armiq, si Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi.

Afër Pejgamberit tonë gjendeshin trima të tillë që po t'u thoshte ndonjërit prej tyre: “Gjejeni një rrugë dhe likuidojini këta njerëz që janë duke më sharë dhe duke bërë presion”, asnjëri nuk do të mund që t'i ndalonte ata nga kryerja e një vepre të tillë. Edhe pse jobesimtarët e Mekkes i burgosën ata ndërmjet dy maleve plotë tre vjet dhe ndaluan qarkullimin, përsëri për zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk preferuan që të merren me terrorizëm dhe të bëjnë vrasje. Atëherë, pse nuk po merr fund dhuna në mesin e myslimanëve, sidomos në Lindjen e Mesme? Pse vendet ku jetojnë myslimanët janë shndërruar në një det me gjak?

Edhe pos urdhrave dhe një disipline të tërthortë që e jep feja jonë në lidhje me këtë çështje? Nëse mundohemi që t'i kuptojmë ngjarjet, do të vërejmë se në shekullin që jetojmë, makiavelizmi ka lëshuar rrënjë të thella në shpirtin e çdo njeriu. Makiavelizmi e sheh si të lejuar përdorimin e çdo rruge, qoftë ajo e drejtë apo jo, për ta arritur synimin. Mirëpo, legjitimiteti i synimit nuk i bën legjitime edhe mjetet që do të përdoren. Kjo nënkupton se njeriu duhet të zgjedh synimet e tij në përputhshmëri me ligjet.

Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Rrugët dhe metodat që do t'i përdorni për të arritur deri tek synimi duhet të jenë në përputhje me ligjet, moralin dhe rregullat fetare. Për shembull, nuk mund të vjedhësh për t'u ndihmuar të varfërve. Këtë çështje nuk mund ta zgjedhësh me vjedhje.

Edhe pse ndihma për të varfrit i përshtatet ligjeve botërore dhe fetare, metoda që keni gjetur për ta realizuar këtë punë, nuk e lejojnë as ligjet fetare e as ato botërore. Një metodë e tillë e gjymtuar e bën jo valide dhe të pabazë edhe synimin që kemi. Gati se çdo shoqëri do që të jetë pjesë e udhëheqjes, ose të paktën do që t'i dëgjohet fjala. Mirëpo, për të ardhur deri në udhëheqësi nuk mund ta konsiderojmë si të lejuar çdo lloj metode. Nuk mund të përdorim terrorizëm, për të ardhur deri tek ky synim.

Edhe po qe se jemi pre e padrejtësive, përsëri nuk mund të formojmë një drejtësi sipas dëshirave tona. E kemi patjetër që t'i besojmë mekanizmave ekzistuese gjyqësore. Edhe sikur të mendojmë se këto mekanizma prodhojnë dhunë, përsëri ekzistojnë rrugë për t'i përmirësuar dhe nuk duhet të dalim jashtë këtyre rrugëve të lejuara. As që mund të mashtrojmë apo të gënjejmë, për të ardhur në udhëheqësi. Pejgamberi ynë s.a.s. na porosit në këtë mënyrë: “Mashtruesi nuk është nga ne”.

Po qe se aksidentalisht bëhemi pjesë e udhëheqjes, nuk duhet treguar para njerëzve se ne jemi njerëz të moralshëm, andaj duhet të jemi pjesë e qeverisë dhe, për të qëndruar në karrige sa më gjatë, assesi nuk duhet t'i largojmë të tjerët nga puna, ngaqë këtë gjë nuk e jep as feja. Kurse ata që nuk nevojiten për ndonjë punë, nuk duhet punësuar vetëm se i takojnë të njëjtit fis, grup apo partie politike që na takon neve.

Një ajet Kur'anor na urdhëron në këtë mënyrë: “Allahu xh.xh. ju urdhëron që t'u jepni detyrë atyre që janë të kualifikuar për atë punë”. Nuk duhet të na kaplojë një bindje se një udhëheqje e mirë si e jona, gjithmonë duhet të jetë në qeverisje dhe t'i përdor të ardhurat qeveritare jashtë ligjit, me qëllim që të mos rrëzohen më nga qeveria dhe t'i harxhojnë ato sipas qejfit për interesa personale.

Asnjë dijetar Islam nuk mund të jep një fetva të tillë se është “një domosdoshmëri”. Sepse, në fenë tonë nuk është e domosdoshme një “udhëheqësi fetare”. Po të jetë ashtu, atëherë çdo njeri fshihet pas një shkasi të tillë të domosdoshëm dhe gjërat personale do t’i shfaqte si nevojë fetare. Sepse, nëse ardhjen në udhëheqësi e vlerëson si një domosdoshmëri, atëherë edhe vrasjen e njerëzve për të ardhur në atë synim, terrorin, e konsideron si xhihad. Çdo gjë e ka një rrugë dhe një metodë. Nëse martesën e bëjmë brenda kornizave të lejuara, atëherë ajo bëhet e shenjtë.

Nëse të njëjtën gjë e bëjmë me rrugë jo të lejuara, duke thënë se zaten përfundimi është i njëjtë, atëherë ajo shndërrohet në zina. Njëjtë si kjo, edhe për të qenë një popull në krye të udhëheqjes, ekzistojnë rrugë dhe metoda të përshtatshme nga aspekti ligjor dhe fetar. Nëse iu përshtateni këtyre kushteve, atëherë arrini një pozicion i të qenit të respektueshëm.

Mirëpo, nuk mund të thoni se disa shfaqin sjellje makiavelisti, duke i përdorur të gjitha rrugët për të arritur deri tek synimi i tyre, atëherë pse mos ta bëjmë edhe ne të njëjtën?

Sepse, grupet terroriste nuk mund të shërbejnë si shembuj për ne. Shembull i vetëm për ne është i Dërguari i Zotit s.a.s., sahabët (shokët) e tij dhe njerëzit që e ndjekin atë me shumë kujdes

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.