KRRE: Çmimet e benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbeten të njëjta, lirohet vetëm çmimi i mazutit

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE).

Prej mesnatës lirohet vetëm çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS për 1,072 den/kg dhe tani do të jetë 42,935 den/kg.

Nga sonte në mesnatë çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

– benzin motoriK EUROSUPER BS – 95 84,50 (den/litër)

– benzin motorik EUROSUPER BS – 98 86,50 (den/litër)

– karburant dizel EURODIESEL BS (D-E V) 74.00 (denarë/litër)

– vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) 73,50 (denar/litër)

– mazut M-1 NS 42,935 (denarë/kilogram)

Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17 maj 2024. Nga aty shtojnë se shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund të vendosin çmimet e derivateve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit edhe më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.