Maqedoni e Veriut, OEMVP dhe zv.kryeministri Bytyqi bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Maqedoni e Veriut, OEMVP dhe zv.kryeministri Bytyqi bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ka pritur në takim kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqin, me të cilin diskutuan rreth çështjeve aktuale ekonomike të vendit si dhe për mundësitë e tejkalimit të të njëjtave nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve qeveritare dhe Odës.

Në komikatën për media bëhet e ditur se në këtë takim të zhvilluar në hapësirat e OEMVP-së, se vëmendje e posaçme iu kushtua energjisë, fuqisë punëtore, ndërtimtarisë, doganave si dhe konkurrencës jolojale, nga të cilat kompanitë janë më shumë të prekura, por gjithashtu edhe çështja e hapur e bizneseve të dëmtuara nga vërshimet e 2016 në Hasanbeg të Shkupit.

“Këtë takim e kryesoi Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, ndërsa prezent ishin edhe kryesia e Odës të cilët përfaqësuan grupacionet dhe sektorët ekonomikë të OEMVP-së”, thuhet në komunikatë.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.