Ukraina kumtoi se 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatëruar nga ushtria ruse

Ukraina kumtoi se 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatëruar nga ushtria ruse

Më shumë se 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatëruar nga agresioni rus në Ukrainë, i cili ka filluar para 21 muajve, kumtoi Olena Shuliak, kryetare e komisionit parlamentar, e cila e mbikëqyrë zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev.

"Sipas vlerësimeve të para... më shumë se 170.000 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatëruar nga armiku deri tani", shkroi Shuliak në blog. Ajo shtoi se numri përfshin më shumë se 20.000 ndërtesa banimi.

Sipas informacioneve, nga sulmet ruse janë goditur më shumë se 3.500 institucione arsimore dhe 420 kompani të mëdha dhe të mesme: Nga shkatërrimi janë goditur edhe disa aeroporte, 344 ura dhe vendkalime dhe 25.000 rrugë. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska ka gjuajtur mijëra raketa në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrime të rënda dhe duke vrarë rreth 10.000 civilë.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.