UNRVA: Jemi në prag të cunamit humanitar në Gazë

UNRVA: Jemi në prag të cunamit humanitar në Gazë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë refugjatëve palestinezë (UNRVA) kumtoi se kurfarë ndihme nuk ka arritur Rripin e Gazës pas ndërprerjes së zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit të premten në mëngjes dhe se kanoset "cunami humanitar".

"Ajo nga e cila frikësohemi është se do të kthehemi atje ku ishim në javët e para kur kishte ndalesë absolute, rrethim hermetik në Rripin e Gazës - me pasoja të cialt ende ndjehen", deklaroi për Bi-Bi-Si-në, Zhiliet Tuma, zëdhënëse e UNRVA-së.

Ajo tha se ka përpjekje të vazhdohet me dërgesën e ndihmës humanitare dhe bëri thirrje për ndërprerje të zjarrit.

"ne jemi në prag të cunamit humanitar në Rripin e Gazës", theksoi Tuma.

Ndërkohë, ushtria izraelite urdhëroi evakuim të ri të palestinezëve nga Rripi i Gazës. Në platformën X janë publikuar harta në gjuhën arabe nët ë cilat është shfaqur se përej cilave pjesë të Gazës duhet të evkauohet popullata palestineze dhe ku të nisen.

Mes lagjeve nga të cialt palestinezët duhet të largohen janë Xhabalia, Shejaja, Bani Suhail, Kan Junis. Banorët e këtyre lagjeve nisen drejt strehimoreve në Rafah në kufi me Egjiptin.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.